Çelet panairi “Work & Study”, Civici: Të formojmë studentë të aftë për tregun e punës

civici1

Për të 8-in vit radhazi u çel në ambientet e Pallatit të Koncerteve, në Tiranë, panairi “Work and study”, për të gjithë të interesuarit për vende pune dhe për studimet.

Ky panair është kthyer në traditë dhe mbështetet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Bashkia e Tiranë, si dhe partnerë të qëndrueshëm në fushën e arsimit dhe punësimit.

Universiteti Europian i Tiranës ka mbështetur që në edicionet e para këtë panair, duke e konsideruar të rëndësishëm për komunikimin mes biznesit e universitetit.

Presidenti i UET-it, Prof.Dr.Adrian Civici ishte prezent në ceremoninë e hapjes ku vlerësoi panairin dhe lidhjen mes punësimit dhe arsimit.

civici2

“Rëndësia e panairit duket dhe nga vetë emri që ka, të studiosh dhe të punosh. Duke qenë lidhja më e mirë për lehtësimin e tregut të punës, për lehtësimin e punësimit nëpërmjet profesionalizimit dhe nëpërmjet studimit. Edhe në këtë kuadër, kur flitet për profesionin dhe natyrisht nuk kemi parasysh vetëm shkollat profesionale apo profesionet bazë, që quhen profesione të nivelit të ulët, ku çdo lloj shërbimi, pune është një profesion në vetvete. Duke e parë në këtë sens dhe universitetet pse janë prezent në këtë panair të punësimit të studimit janë pikërisht për faktin si institucione, ku formohesh dhe rritesh për tu punësuar në mënyrë më të shpejtë dhe më cilësore”, u shpreh Civici.

Për rolin që ka UET në mbështetjen e këtij panairi, ku ka qenë pjesëmarrës në të gjitha edicionet Civici theksoi se: “UET-i në kudarin e nismës së tij Universiteti i Biznesit dhe projekti i tij 250+, në fakt po bën këtë lloj llogjike, që studenët sidomos ata të masterit dhe më shumë ata profesional të mund të gjejnë një mundësi, që jo vetëm i përshtat me nevojat e tregut të punës, por dhe i formon në arsyetimin, në logjikën dhe profesionalizimin e tyre që të jënë në gjendje në çdo lloj biznesi të jenë kreativë për ta çuar përpara, për të krijuar hapësira më të mëdha investimesh, shërbime të reja dhe shumë elemeëntë të tjerë”.

Sipas profesor Civicit, UET-i përpiqet që “të formojë një llogjikë, të formojë një mendje kreative, të formojë një student të diplomuar shumë mirë të orientuar dhe shumë kreativ në tregun e punës. Nëse do arrijmë këtë do jemi më të vërtetë të kënaqur me një rezultat pozitiv”.

WORK & STUDY një markë e kthyer në traditë, është një rrugë e nisur në vitin 2010. Në këtë edicion panairi synon të hedhë një strategji të re në tregun e punës dhe të studimit. Të dëshmojë rrugën se si brezi i ri sot, të jetë nesër sipërmarrësi i së ardhmes. Për këtë qëllim gjatë ditëve të panairit do të jenë lektorë me përvojë në fushën e zhvillimit profesional dhe ekonomik që do të përcjellin eksperiencat e tyre dhe orientimin drejt tregut.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤