Çfarë femrash duan meshkujt?!

couple

Cilat vlera kërkojnë pjesëtarët e gjinisë së fortë te zonjat: Është ideale e bukur, e butë, femërore, apasionuar, argëtuese, e aftë në kuzhinë, mjaft inteligjente dhe ambicioze. Koha ndryshon kriteret

Modeste apo e guximshme? E qetë apo e rrezikshme? E hapur apo misterioze? Me qëndrim apo që ka mësuar vesin e tundjes së kokës? Ambicioze apo e përkushtuar familjes?

Çka duan meshkujt? Në pyetjen “çka duan gratë” shkencëtarët janë përgjigjur shumë herë. Me dëshirat e pjesëtarëve të gjinisë së fortë merren shumë më rrallë, edhe pse janë njejtë konfuze. Përse e kthen kokën pas bukuroshes në rrugë, kurse gruan e vetë e shikon i mrrolur kur vishet në mënyrë provokative? Si ka “rënë” në një vajzë fjalëbutë edhe pse krenohet me “faktin” se me të askush nuk mund të manipulojë? Përse ëndërron për yll-aktore edhe pse pohon se kurrë nuk do ta martonte? Si është e mundur që i ka përqeshur “burracakët”, kurse tani nuk del nga shtëpia pa referat se ku dhe me kë shkon?

Nga studimet individuale të cilët përpiqen të zbulojnë çka kërkojnë meshkujt te gratë, kuptojmë, përveç tjerash, se nuk mund t’i rrezistojnë pamjes tërheqëse. Me vetëdije, sepse janë qenie të dukshme, pa vetëdije sepse bukuria “premton” potencial të mirë gjenetik. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se në etapa të gjata do të ishin të kënaqur pranë bukuroshes magjepsëse me të cilën nuk kanë asgjë të përbashkët. Pjesëtarët e gjinisë së fortë pajtohen se bukuria i tërheq, kurse karakteri i mbanë. Dhe këtu jemi në teren rrëshqitës.

Pak meshkuj që mund t’i thonë “jo” feminitetit, ngrohtësisë, butësisë dhe dhëmbshurisë. Vetëbesimi është gjithashtu në listën e kërkesave të vetive, si dhe përkushtimi ndaj shtëpisë dhe familjes. Inteligjenca, thonë, është tërheqëse për shumicën, edhe pse ka meshkuj që e refuzojnë sepse pastaj ata nuk mund të shkëlqejnë. E njejta vlenë edhe për ambiciet. Aftësitë për kuzhinën nuk janë për t’i shmangur, por kurrsesi nuk duhet të përdoren në kurriz të atyre që dëshmohen në hapësirat tjera. Llafazanet nuk çmohen, si dhe zonjat të cilat kritikojnë vazhdimisht, bëhen të zgjuara apo në vend ‘damë’ bëhen “dramë”.

Fotoja robotike e gruas ideale, pra, do të dukej kështu: e bukur, e butë, femërore, me vetëbesim, e pasionuar, argëtuese, e buzëqeshur, e aftë në kuzhinë, mesatarisht inteligjente dhe ambicioze. E gatshme të kërkojë ndihmë nga partneri, por nuk është tepër kërkuese, mburret me aftësitë e tij dhe është shumë e mirëkuptueshme për veprimet e tij.

– Shumica e djemve do të thonë se kërkojnë, vajzë modeste e cila e din çka dëshiron, kujdeset për vete, është e suksesshme, kurse ata vetë, nuk kanë asnjë nga këto karakteristika, dhe as që përpiqen për to. Atëherë i pyes – Sikur të ishe ti vajzë, a do të dilje me një djalë siç qëndron ti me pijen? Për tu përgjigjur sinqerisht në këtë pyetje, mendohen mirë dhe qëndrojnë ca minuta në heshtje. Pastaj punojmë si të bëhen meshkujt e ëndrrave të tyre sepse vetëm atëherë munden të përvetësojnë gruan e ëndrrave të tyre – është i qartë Srdiq duke theksuar se përveç shumë atyre që mbivlerësojnë veten ka edhe të atillë që e nënvlerësojnë veten.

PARTNERJA I „ZË FRYMËN“

Ankesat e meshkujve nuk përfundojnë me gjetjen e shpirtit binjak. Pasi të hyjnë në lidhje stabile, më së shumti ankohen për mungesë lirie, vërenë bashkëbiseduesi ynë. – Përmes punës me klientë të të dy gjinive, kam ardhur në përfundim se meshkujt shpesh ndjejnë se partnerja po i zë frymën, kurse vajzat kërkojnë siguri dhe stabilitet. Ato kërkojnë partnerin ku mund të mbështeten, i cili mund t’i mbrojë edhe psiqikisht edhe fizikisht, gjë të cilën meshkujt shpesh e komentojnë si sulm ndaj lirisë së tyre. Në periudhën kur janë të dashuruar, asgjë nuk i pengon, por kur kalojnë ‘fluturat’, i frikëson mendimi se kurrë më në jetë nuk do të mund të janë me një grua tjetër – vërenë Srdiq.

Përveç mbivlerësimit dhe nënvlerësimit, janë problem edhe kriteret e paqarta. Jo shumë kohë më parë, në kërkim kanë qenë zonjat me orientim shtëpiak. Tani mediat po plasojnë se parapëlqehet imitimi i Kim Kardashian, ashtuqë vajzat po shtyhen në Instagram.

– Kur flasim për lidhjet sipërfaqësore, meshkujt bien në vajzat me të cilat konsiderojnë se afrimi do të bëhet më lehtë. Këtu qëndron një keqkuptim i madh, që meshkujt përpiqen të realizojnë marrëdhënie sipërfaqësore me vajzat të cilat vishen dhe sillen në mënyrë provokuese. Në realitet, ato më së shumti i frigohen pikërisht atyre vajzave. Mendojnë se ato kanë standarde të larta, sepse meshkujt vazhdimisht i afrohen dhe mund të zgjedhin cilindo që iu pëlqen. Shpesh nisen edhe nga supozimi se ato tashmë kanë të dashur. E tërë kjo i bllokon dhe shpejt tërhiqen. Shumë më lehtë vendosin t’i afrohen vajzës e cila duket më e arritshme – zbulon Srdiq.

Është keqkuptim, gjithashtu, se meshkujt duan vetëm lidhje sipërfaqësore. Edhe ata njejtë kërkojnë partnere me të cilën do të kalojnë tërë jetën. Dhe këtu mendojnë njejtë sukur edhe baballarët e tyre.

– Kur flasim për zgjedhjen e partnerit të jetës, na tërheqin njerëzit që në thelb janë sikur ne, me të cilët ndajmë vlerat, vizionet e ngjashme në jetë. ndryshimet janë të mirëseardhura kur bëhet fjalë për ca gjëra më sipërfaqësore. Është mirë kur na pëlqen të dalim në vende të ndryshme, kemi hobi të ndryshëm, destinacione të preferuara apo pëlqejmë ushqime të ndryshme. Këto ndryshime ndikojnë që lidhja të bëhet më emocionuese dhe më interesante, kurse nuk janë vendimtare për të cilat lidhja mund të prishet – thotë Srdiq.

Pasi që lidhen, meshkujt bëhen më tolerant dhe më të gatshëm të heqin dorë nga fotoja robotike ideale. Një hulumtim i bërë me 2000 meshkuj ka treguar se asnjë nuk mendon se partnerja e tij është e përsosur. E paraqitur me numra, shumica e meshkujve e vlerëson partneren e tij si 67% të përsosur. Më së shumti ankohen në temperamentin e pakëndshëm, atë që nuk e pëlqejnë sportin dhe janë të rregulluara tepër, si dhe tendenca për ta bërë miun elefant. Por, mangësitë nuk i bëjnë të pakënaqur dhe vetëm çdo i pesti thotë se i mungojnë ato 33% dhe do të donte që zonja e tij të jetë 100% e përsosur.

Problemi shfaqet kur meshkujt nuk e gjejnë atë që kanë kërkuar. Atëherë fillojnë justifikimet e maskuara. Kështu, pjesëtarët e zhgënjyer të gjinisë së fortë ankohen se gratë e sotme kërkojnë vetëm para. Se të gjitha janë të njejta. Se ata kërkojnë vetëm ndonjë të sinqertë të cilat sot janë të rralla. Ndonjë e cila nuk kërkon ta jetojë “Seksi dhe qyteti”. Ndonjë normale.

– Kur më ankohen meshkujt se nuk ka më vajza normale, më parë i pyes të ma përshkruajnë se çka nënkuptojnë me këtë vlerësim. Pastaj i pyes a janë ata normal. Pajtohem se gjithçka ka ndryshuar – edhe vajzat edhe meshkujt dhe komplet marrëdhënia mashkull-femër. Por, njerëzit nuk janë as më të mirë, as më të këqinj, vetëm kohërat janë ndryshe dhe duhet t’i përshtatemi – përkufizon Srdiq.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤