Donika Kastrioti, Gruaja e parë e Arbërisë.

Arolsen_Klebeband_01_453_3

Andronika (Donika) Kastrioti ishte gruaja e Skënderbeut. Ajo ishte bija e princit të famshëm Gjergj Arianiti, njerit prej prijësve më të mëdhenj të luftës kundër pushtimit osman. Andronika ishte një dukeshë. Ajo lidhi kurorë me Gjergj Kastriotin, kryekapedanin e Lidhjes Shqiptare, pothuaj një mbret pa kurorë, dhe u bë princeshë. Në gjuhën e sotme protokollare Andronika Kastrioti ishte gruaja e parë e Arbërisë.
Andronika lindi në Kaninë, më 1428. Ky vit i lindjes së saj del nga shumë të dhëna të historianëve të ndryshëm, të cilët thonë se ajo ka qenë 23 vjeç, kur u martua me Skënderbeun. Martesa u bë në vitin 1451; Skënderbeu ishte sa dyfishi i saj në moshë, 46 vjeç.
Andronikes i thërrisnin dhe Donika. Ishte vajza e madhe e Gjergj Arianitit. Gjergj Arianiti ishte martuar dy herë. Me gruan e parë, Marie Muzakën pati gjashtë vajza: Donikën, Gojsavën, Anën, Halenën, Dhespinën dhe Komitën. Me gruan e dytë, Pietra Franko, ai pati tetë fëmijë ndër të cilët mund të përmendim vajzat: Marie, Teodora, Katerina, Mara si dhe djemtë: Thoma, Kostandin, Arianit, pra gjithsej pati 14 fëmijë. Donika ishte e para e të gjithëve. Ajo lindi dhe u rrit në Kaninë të Vlorës.

Gjergj_Kastrioti

U martua me Skënderbeun më 23 prill 1451; dasma në Kaninë zgjati tri ditë, 21-23 prill. Për dasmën e këtij çifti të shquar të Arbërisë ka gojëdhëna, vargje popullore, të dhëna historike. Thonë se Skënderbeu erdhi me 500 kalorës. Kënga dhe vallja buçiti dhe kalaja e Kaninës llamburiti nga pishat dhe fenerët e shumtë. Aty u bë shkëmbimi i unazave. Në Qishbardhë (Kishën e Bardhë) afër Kaninës, çiftit iu dha bekimi ungjillor. Më pas ceremonia vazhdoi në manastirin e Ardenicës, në afërsi të Lushnjes, dhe më pas në kalanë e Beratit. Populli buçiste e duartrokiste kudo ku shkelte çifti.

ImageProxy

Ja disa vargje folklori për dasmën e tyre:
“…Ç’dasmë që bë
Araniti /Atë natë kalaja ndriti, /Kënga dhe vallja
buçiti /Çelën llamba, ndezën pisha /Plot tryeza me të
gjitha,/ Mish dashi, Labërie, / Verë Parge Çamërie…”
Vargu i dasmorëve lebër e përcolli çiftin, deri tej
Vjosës. Më 26 prill 1451, atyre iu dha kurorëzimi në
Berat. Për bukurinë e këtij çifti kanë folur,
pikturuar e vargëzuar shumë njerëz të artit, midis
tyre dhe poeti i madh Naim Frashëri: “…Dhëndëri si
dielli ndriste,/ Edhe nuseja që prunë, / Porsi hëna
vetëtinte,/ Dritënë në dritë e shtunë…”

ImageProxy (1)

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤