Jeni duke ua shkatërruar të ardhmen fëmijëve tuaj përmes këtyre dy mënyrave

parent

Të qenit prind është gjë e vështirë – ndoshta mund të cilësohet edhe si puna më e vështirë në botë.

Fëmijët ndikohen nga çdo gjë që i rrethon – nga shokët e tyre, nga mësuesit, etj. – por është e pamohueshme se prindërit kanë ndikimin më të madh në formimin e të ardhmes së fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Prandaj, nuk duhet të ushtroni presion mbi ta.

Asnjë prind nuk është i përsosur, por një psikologe, Lourdes Carandang, ka shpjeguar se toni i zërit me të cilin flisni me fëmijët, mënyra se si i parafrazoni fjalët apo pseudonimet që ia vëni fëmijëve mund të kenë ndikim dhe pasoja të mëdha.

Sipas saj, këto janë disa nga mënyrat përmes së cilave prindërit janë duke ndikuar negativisht në jetën e fëmijëve:

Krahasimi i fëmijëve

Ju mund t’i doni fëmijët tuaj në mënyrë të barabartë, por nëse njëri nga ta ka arritur diçka më shumë dhe ju keni tendencë ta prezantoni atë para njerëzve si më të kualifikuar, atëherë keni parasysh se kjo mund të ketë ndikim negativ te fëmijët tjerë.

Prindërit mund të mos jeni në dijeni për këtë, por fëmijët i vërejnë këto gjëra më shumë se ç’mendoni.

Vënia e pseudonimeve

Pseudonimet e ndryshme mund t’ju duken si të padëmshme, por ato mund të kenë ndikim jashtëzakonisht të keq në jetën e fëmijës. Sipas Dr. Carandang, përdorimi i pseudonimeve mund të shpie që fëmija të zhvillojë ndjenja të këqija ndaj prindërit dhe të fillojë të mendojë se me të vërtet është dembel apo budalla.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤