Jeni ende single? Ja dy arsye

auto_o-single-women-facebook1481956300

A jeni single? A po e keni të vështirë për t’u lidhur me dikë dhe për të rënë në dashuri? Ekspertët kanë treguar arsyet pse mund të jeni duke e pasur të vështirë për ta gjetur dashurinë.

Ekspertët më të mirë të marrëdhënieve kanë dhënë mendimet e tyre rreth asaj pse disa njerëz janë ende beqarë.

Specialistët kanë shpjeguar pse e ke të vështirë të gjesh dashurinë si nëse të pëlqen një tip i veçantë dhe kur je një përzgjedhës i madh.

Rrjetet sociale

David Vermeulen, themelues i “The Inner Circle”, thotë se rrjetet sociale mund të jenë arsyeja pse jeni ende single. Publikimi i statuseve dhe pikëpamjeve tuaja të ndryshme për jetën mund të eliminojë ‘partnerët’ tuaj potencialë, që do të thotë se ndoshta kurrë nuk do ta takoni njeriun e ëndrrave tuaja, sugjeron ai.

Ai paralajmëron gjithashtu edhe mospublikimin e statuseve negative, të tilla si “jeta ime është si një vrimë e zezë, jeta ime është e keqe”, etj..

Sjellja juaj

Jack Knowles, themelues i aplikacionit Temptr, thotë se shumë njerëz beqarë kanë një sjellje të çuditshme kur ua shpjegojnë miqve ose familjarëve arsyen pse nuk e kanë gjetur ende personin e duhur, shkruan Gazeta Express.

Keni shumë mundësi potenciale zgjedhjeje

Lucy Jones, eksperte e marrëdhënieve, thotë se interneti i ka fajet pse jeni bërë shumë përzgjedhës. Ajo thotë: “Para ardhjes së takimeve përmes internetit dhe rrjeteve sociale, njerëzit kishin pak partnerë potencialë. Ju ose keni përfunduar në marrëdhënie me një mik të ndonjë miku, një koleg, ose dikë që e keni takuar në kafe. Sa partnerë potencialë keni tani? Qindra!”.

“Ju tani filloni të flisni me një djalë online, mendoni t’i çoni gjërat më tutje dhe të takoheni. Ai duket i mirë, por keni kaq shumë profile të tjera të djemve të tjerë që ju duken gjithashtu të mirë, si të veproni? Ju mund të keni qasje në dhjetëra ose qindra partnerë potencialë tani, por do t’ju duhet një jetë e tërë derisa të vendosni me njërin”, thotë ajo.

Ajo rekomandon të ndryshoni qasje, duke u fokusuar në atë që mendoni se do t’ju bëjë të kënaqur sot.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤