Jeton Neziraj: Dashurisë, i dorëzohem tërësisht

photo-by-ermal-meta
View Gallery
3 Photos
photo-by-jetmir-idrizi
Jeton Neziraj: Dashurisë, i dorëzohem tërësisht
photo-by-jetmir-idrizi

jeton-neziraj-photo-by-jetmir-idrizi
Jeton Neziraj: Dashurisë, i dorëzohem tërësisht
jeton-neziraj-photo-by-jetmir-idrizi

albania_12
Jeton Neziraj: Dashurisë, i dorëzohem tërësisht
albania_12

 

Dashuria e parë dhe ajo e fundit, martesa, tradhtia, zgjedhjet dhe zgjidhjet, aventurat…Shkrimtari dhe dramaturgu nga Kosova rrëfen sesi e sheh një grua në njëzet e një përgjigje. Si burrë i dorëzohet dashurisë, si feminist do të zgjidhte një shefe, si shkrimtar…. nuk do të ndalej së përshkruari çfarë është seksi te një grua

 

 

E mbani mend dashurinë e parë? Kur ka ndodhur? Ku është ajo?

Po, natyrisht, e mbaj mend. Ka ndodhur sa kam qenë nxënës në shkollën fillore, kur i kam pasur rreth 15 vjet. Tipike dashuri adoleshentësh do të thosha. Ajo nuk jeton më në Kosovë, por ku saktë, nuk e di. Nuk besoj se do ta njihja edhe po  ta takoja.

Po të fundit, apo e para është edhe e fundit?

Jo, e fundit është gruaja që kam tani dhe të cilën besoj se do ta kem deri në fund. Kjo, them unë, është dashuria e vërtetë. Është gruaja me të cilën, kur jam lidhur, s’kam pasur  kurrfarë dilemash, kam qenë shumë i sigurt se kjo do të jetë nëna e fëmijëve të mi.

Çfarë kanë biondet që brunet s’e kanë?

Mua më tepër më pëlqejnë brunet dhe prandaj, di të them se ‘çfarë kanë brunet që biondet nuk e kanë’! Por detajet po i lë për një rast tjetër. J

Kur dëgjoni është ‘një grua e mirë’ çfarë u vjen në mend? Një grua, e kuruar apo e duruar?

Me “grua e mirë” më vjen  ndërmend gruaja e sjellshme, e duruar, e mençur, mikpritëse e kështu me radhë…

Ç’do të thotë për një burrë “dashuria kalon nga stomaku?

Do të thotë që, kur të jesh i dashuruar, s’ke se si të mos i ndjesh ato ‘fluturat’ që lëvizin në stomak. Pa këto ‘fluturat e stomakut’, s’bën puna kur është në pyetje dashuria.

Martesa, zgjedhje apo zgjidhje?

Paj, ndoshta të dyja bashkë. Në fillim natyrisht është zgjedhje, megjithatë, me lindjen e fëmijëve dhe me kalimin e kohës, ajo merr kuptimin edhe të ‘zgjidhjes’. Sepse, veç obligimeve që merr përsipër kur martohesh, martesa në anën tjetër është përgjigje edhe ndaj shumë pengesave e telasheve burokratike që i ka krijuar shoqëria. Ka natyrisht plot njerëz që janë kundër martesave dhe unë jam i sigurt që ata kanë plot argumente bindëse, megjithatë, unë e shoh si diçka të rëndësishme dhe të nevojshme,  por jo të domosdoshme.

Tradhtia, pashmangshmëri e natyrshme apo devijim i paparashikueshëm?

Vështirë të jepen definicione përgjithësuese, sepse besoj, secila tradhti ka specifikat, shkaqet e rrethanat e veta. Pra, janë një mal faktorësh që besoj ndikojnë. Në çdo rrethanë, kurdo që ndodhë, ajo nuk lë shije të mirë dhe në shumicën e rasteve bëhet shkaktare e prishjes së harmonisë që mund të ketë ekzistuar deri atëherë…

Divorci, stacion apo ndërprerje e dhimbshme?

Ndërprerje po se po, por a e dhimbshme apo çliruese, kjo sërish varet prej shumë rrethanave. Për shumë, divorci mund të jetë ‘ndarje e dhimbshme’ e për plot të tjerë ai mund të jetë ‘ndarje çliruese’.

Kur dëgjoni fjalën ‘grua’, cili është asosacioni i parë: Ajo apo Nëna?

Fjalë “grua’ për mua është kuptim më i ngushtë sesa fjala ‘nënë’. Disi, fjala ‘nënë’ shkon përtej fjalës ‘grua’ dhe përfshinë tjera emocione e tjera ndjesi, do të thosha më sublime.

Sikur gruaja të ishte një këngë, cila do të ishte ajo?

No women no cry nga Bob Marley. Këtë këngë e dua shumë, dhe jo vetëm këtë, por të gjitha këngët tjera të Bob Marley.

Dhurata e fundit që keni bërë për një grua?

Eh, ka 10 vite që dhurata i bëj kryesisht vetëm gruas time , në të rrallë edhe ndonjë mikeje. Dhe, që të jem i sinqertë, nuk shquhem shumë për çështje dhuratash. Telashet më të mëdha i kam me  mbajtjen mend të datave me rëndësi, si punë ditëlindjesh e përvjetorë martesash e kështu me radhë. Dhe ngaqë nuk i mbaj mend  edhe i ngatërroj, kjo nënkupton që edhe në çështje dhuratash nuk jam shumë i shkathët.

Aventura, ka emrin grua apo shkon përtej saj?

Ndoshta në një moshë më të re, por pastaj besoj që aventura shkon përtej. Në anën tjetër, ka nga ata ‘hamshorët’ e përjetshëm që krejt jetën e kanë të lidhur me aventura grash, por tipat si unë, duam më shumë në jetë…

Kur i thoni një gruaje që e doni?

Teorikisht, i them atëherë kur e dua me të vërtetë!

Emma Bovary, heroinë apo viktimë? (Flober shkroi në hyrje të romanit të vet: ‘Zonja Bovari jam unë”. A je ti një ‘zonja Bovari?’)

Vështirë ta identifikoj veten me “Zonjën Bovari” apo edhe me ndonjë prototip tjetër.  Në përgjithësi mendoj që secili njeri është një univers më vete; bashkë me të mirat dhe të këqijat, bashkë me përparësitë dhe mangësitë që  ia krijon a kufizon vetja e rrethi ku jeton.

Lady Macbeth, fatalitet apo shans në jetën e një burri? Ose e thënë ndryshe, Lady Macbeth ose gruaja që të shtyn drejt pushtetit apo suksesit absolut, çfarë i bën një burri?

Lady Macbeth do të thosha është fatalitet. Gratë e ‘pangopshme’ dhe me ambicie të liga s’mund të jenë shanse për burrat. Ato të drejtojnë kah ferri. Në përgjithësi, konsideroj që burri ka nevojë për mbështetjen e gruas, poa q sa ka nevojë gruaja për mbështetjen e burrit. Por kjo mbështetje s’guxon t’i tejkalojw  caqet dhe të shndërrohet  në cytje drejt diçkaje  që shkon përtej limiteve të njërit apo tjetrit.

Po t’ju ndodhte të binit në dashuri me një prostitutë, do të vepronit si Richard Gere tek “Pretty Woman”? A do të braktisnit një biznes, karrierën, një betejë për një dashuri?

Them se po. Nga eksperienca e të kaluarës, e kam kuptuar që unë, dashurisë, i dorëzohem tërësisht. Pra, ajo ngelet ai pushteti që mua më zbut  dhe më bën rob që bindet kollaj. Kështu që, shpresoj që s’bie në aso sprova.

Më mirë një shef apo një shefe?

Uh, vështirë të përgjigjem. S’kam pasur fatin të kem shef ose shefe deri më tani dhe prandaj, nuk di si të përgjigjem. Megjithatë, si një përkrahës i feminizmit, do të thosha  më mirë një shefe. Mos më pyetni pse, sepse me siguri nuk kam ndonjë argument shumë bindës në këtë drejtim.

Bota ndryshohet para apo pas martese? Po një burrë?

Them se ndryshohet edhe një burrë. Megjithatë, duam apo nuk duam ta pranojmë, shumë gjëra ndryshojnë. Disa gjëra që i kemi bërë si ‘beqarë’, nuk mund t’i bësh si një burrë i martuar. Kështu së paku i kam dëgjuar të thonë shumë burra. Ndoshta janë veç klishe. Por ajo që e di me siguri është që, një burrë ndryshon kur bëhet baba. Atëherë jeta merr kuptim tjetër.

Çfarë konsideroni seksi te një grua?

Ju lutem, mos më tërhiqni për gjuhe, se po fillova, pastaj s’kam kufi. Megjithatë, jam shkrimtar dhe në përshkrime nuk jam fort i ndruajtur. Shakanë mënjanë, por vërtetë më mungojnë fjalët për të përshkruar diçka që unë e konsideroj si “seksi”. Banalitetet e tipit “vithet e mëdha” e kështu me radhë, nuk mendoj që përshkruajnë bindshëm atë që do të kisha dashur ta përshkruaja me këtë rast,  por që nuk mundem.

Nëse do t’i bënit një gruaje një pyetje të vetme, cila do të ishte?

A të pëlqen hëna më shumë, apo yjet?

Mendoni se gratë bëjnë shumë pyetje?

Jo domosdoshmërisht më shumë pyetje, por që flasin më shumë dhe që nga secili muhabet duan detaje, këtë s’ka si ma heq kush nga mendja. Po bëj shaka, sepse s’mendoj se mund të bëjmë gjeneralizime të kësaj natyre. Aq  njoh gra që i pëlqejnë thashethemet, njoh poaq edhe burra.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤