Kate Middleton elegante në ngjyrë blu gjatë takimit me Princeshën Stéphanie në Luksemburg

Dukeshja e Kembrixhit dukej e mahnitshme në blu kur mbërriti në Luksemburg për të kryer vizitën e saj  jashtë shtetit të enjten më 11 maj. Mbretëresha britanike mbante veshur pallto blu elegante të Emilia Wickstead për këtë rast.

 

700047171BD00019_The_Duches

Picture 1 of 5

Kate u përshëndet nga Princesha Stéphanie pas mbërritjes së saj në Luksemburg

Dukesha, e cila udhëtoi në Luksemburg për të marrë pjesë në përkujtimin zyrtar të Traktatit të 1867 të Londrës, filloi ditën e saj në Muzeun e Artit Modern të Grand Duke Jean. Pas mbërritjes së saj, nëna e dy fëmijëve u përshëndet nga Princesha Stéphanie, Dukesha e trashëguar e Luksemburgut. Stephanie është e martuar me princin Guillaume, i cili është trashëgimtar i dukshëm në kurorën e Luksemburgut. Zonja mbretërore u paraqit me lule nga djemtë binjakë gjashtë-vjeçarë Gabriel dhe Charles.

Pas turneut, Kate mori pjesë në një pritje me të rinjtë kryesorë në fushën e kulturës, arsimit, biznesit dhe sektorit bamirës. Nëna e princit Xhorxh vizitoi vendin Clairefontaine, ku po zhvillohej një festival çiklizmi për të festuar pasionin e përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar dhe Luksemburgut për sportin.

Më vonë pasdite, Princesha Stephanie dhe dukeshja e Kembrixhit vizituan Pallatin e Madh të Dukës, ku Kate takoi Princeshën Alexandra, Henri, Dukën e Madhe të Luksemburgut, Maria Teresa, Dukeshën e Madhe të Luksemburgut dhe Princin Guillaume.

Udhëtimi njëditor i mbretëreshës britanike synon të përmirësojë marrëdhëniet tashmë të forta të Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut dhe është marrë me kërkesë të qeverisë së Madhërisë së Saj. Pas vizitës së saj në pallat, nëna e Princeshës Charlotte vizitoi Muzeun e Qytetit të Luksemburgut, ku u bashkua me përkujtimin zyrtar të Traktatit të Londrës të vitit 1867, i cili konfirmoi pavarësinë dhe neutralitetin e Luksemburgut

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤