Klod Dedja: Aventura e ka emrin grua

 

 

13565614_10202128081641589_355983891_n

 E keni parë në performanca të pazakonta, kontroverse, ato që ngjallin debat e  të bëjnë të mendohesh thellë mbi konceptet e reja  që na servir arti e bashkë me të artistët kontemporanë. Në Madame,  Klod Dedja e ka fokusuar mendimin e tij prej artisti dhe burri te gruaja. Dashuritë e tradhtitë, seksi e martesa, gratë e mëdha e të vogla ,e mira apo e keqja që në sytë e artit shihen krejt ndryshe dhe aventurat  me aromë gruaje…

 

E mbani mend dashurinë e parë? Kur ka ndodhur? Ku është ajo?

Çdo herë është e para.

Po të fundit, apo e para është edhe e fundit?

E Fundit është gjithmonë diku në ndonjë hapësirë paralele që të pret. Dashuritë janë si puzzle kompozuese, të cilat përbëjnë atë që quajmë “jetë” .

Çfarë kanë biondet që brunet s’e kanë?

Nuk kam parë diferencë ndërmjet këtyre dy zhanreve. J Ndarja sipas kolorit nuk ka rëndësi për mua. Më mjafton një njeri i bukur, brenda dhe jashtë.

Kur dëgjoni është ‘një grua e mirë’ çfarë u vjen në mend? Një grua, e kuruar apo e duruar?

Kjo tingëllon banale, sepse çdokush brenda vetes ndihet “e mirë” ose “i mirë”….karakteri im i hapur dhe avangard nuk e ka në opsion shqyrtimin e gjykimit . Kjo pyetje për mua nuk ka kuptim  pasi është pyetje për botë të vogla dhe kafaze popullore, ku unë nuk ekzistoj. Kështu që mendoj se të jesh “e mirë” apo “ e keqe” është relativisht çështje personale…

Ç’do të thotë për një burrë “dashuria kalon nga stomaku?

Mua nuk më kalon nga stomaku. Organet e mia janë të paafta për të bërë te mundur kalimin e dashurisë nga stomaku. Dashuritë e mia kalojnë nëpër pore dhe flokë…

Martesa, zgjedhje apo zgjidhje?

Martesa është institucion. Shpesh herë martesa është fryt i një akordi banal për të mos vdekur vetëm. Më shumë e kam të vështirë të të shtoj tjetër.

Tradhtia, pashmangshmëri e natyrshme apo devijim i paparashikueshëm?

Tradhtia është një element bashkëjetues me dashurinë. Të dy këto fenomene janë si dy atome që ndërveprojnë duke qenë të kundërt. Tradhtia është në çdo qelizë tonën. Format e tradhtisë janë po aq të larmishme siç edhe format e dashurisë. Të tradhtosh si duket vjen nga nevoja për të ndryshuar, përpos kësaj tradhtia mbetet seksi dhe intrigante. Përderisa bë het nga njerëzit do të thotë që është “Ok!”.

2013_62503_188845

Divorci, stacion apo ndërprerje e dhimbshme?

Jeta njerëzore është një cikël me fillim dhe mbarim. Çdo gjë që na rrethon ka këtë bazë fatale. Pikërisht në këtë botë fatale që riciklohet brenda vetes, divorci është si një gjest që përshpejton fundin e natyrshëm. Ndërsa dhimbja e divorcit është padyshim një gjë e frikshme, por edhe shpresëdhënëse. Pas çdo fundi nga gjithmonë një fillim, e kështu anasjelltas.

Kur dëgjoni fjalën ‘grua’, cili është asosacioni i parë: Ajo apo Nëna?

Gruaja është gjithçka. Nena është gjithçkaje.

Sikur gruaja të ishte një këngë, cila do të ishte ajo?

Do të ishte kënga e tingullit të shiut mbi sipërfaqen e tokës të sapo lëruar.

Dhurata e fundit që keni bërë për një grua?

Nuk bëj dhurata. Kam dashur të jem unë dhurata.

Aventura, ka emrin grua apo shkon përtej saj?

Konfirmoj, aventura e ka emrin femër. Love it!

Kur i thoni një gruaje që e doni?

Kur ndjej që trupat ngjajnë si material kozmik.

11054396_10200552570974807_1461633816901474204_n

Emma Bovary, heroinë apo viktimë? (Flober shkroi në hyrje të romanit të vet: ‘Zonja Bovari jam unë”. A je ti një ‘zonja Bovari?’)

Emma Bovary është një nga librat revolucionarë të shoqërisë. E kam lexuar mbi 25 herë në moshën 13-vjeçare dhe më ka ndihmuar shumë të perceptoj ndryshe botën femërore. Unë jam Madame Bovary!

Lady Macbeth, fatalitet apo shans në jetën e një burri? Ose e thënë ndryshe, Lady Macbeth ose gruaja që të shtyn drejt pushtetit apo suksesit absolut, çfarë i bën një burri?

Lady M është esencialja dhe komprometimi i kontrollit dhe degradimit nga pushteti. Është një vepër unike që dhe sot ka një rezonance tronditëse. Një grua me duar të përgjakura tronditi botën konservatore. Ajo mund të vrasë…

Po t’ju ndodhte të binit në dashuri me një prostitutë, do të vepronit si Richard Gere tek “Pretty Ëoman”? A do të braktisnit një biznes, karrierën, një betejë për një dashuri?

Dashuria për një prostitutë ka akoma më shumë vlerë, pasi këtu sapo e ke sfiduar botën me një gjest shumë human. Urrej dashuritë perfekte me aromë maniakale.

Më mirë një shef apo një shefe?

Më mirë asnjë.

Bota ndryshohet para apo pas martese? Po një burrë?

Martesa është një fabrikë prodhuese dhe riprodhuese. Automatikisht kjo makineri njerëzore sjell ndryshime, sjell mbijetesën, sjell seksin, sjell pasardhësin, sjell vdekjen. Dhe sërish nga e para ,deri në pafundësi.

Çfarë konsideroni seksi te një grua?

Vaginën. Për mua është arkitektura e gjithçkaje.

Nëse do t’i bënit një gruaje një pyetje të vetme, cila do të ishte?

Do you love me?

Mendoni se gratë bëjnë shumë pyetje?

Figura e femrës është komplekse dhe e brishtë  në shumë pikëpamje. Kjo brishtësi që e shoqëron çdo sekondë, e shtyn femrën të jetë në dilema apo pikëpyetje ekzistenciale. Por në kohë t moderne ajo ka bërë shumë evolucione brenda qenies s saj, për këtë sot gruaja pyet shumë dhe përgjigjet shumë.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤