Nikolin Gurakuqi: Dashuria nuk kalon nga stomaku

 

1185480_711997122161779_1024636912_n

Dashuria e parë, ajo e fundit, kënga me aromë gruaje, stomaku dhe ndjenjat e forta…gjithçka mbi gruan  regjisori i operas i rrëfen në 21 përgjigje

 

 Dëshira e tij në  25 vite karrierë si regjisor në Teatrin e Operas dhe Baletit është të sjellë “Makbeth”-in e Verdit edhe në Tiranë, por Ledi Makbeth, gruan e tmerrshme të portretizuar nga Shekspiri e urren. Atë dhe të gjitha ato gra që bëjnë shtrigëri mbi burrat, thotë ai. E të tilla në karrierën e tij si personazhe të operave ka njohur plot e shumë prej tyre i ka ngjitur mbi skenë. Me një shpirt lirik të atij që dikur ka qenë solist në opera dhe atë poetik të dikujt të shkruan dhe boton libra me poezi, Nikolin Gurakuqi vjen si regjisor i figurës së gruas në këtë pyetësor të revistës Madame.

 

 E mbani mend dashurinë e parë? Kur ka ndodhur? Ku është ajo?

Dashurinë e parë e mbaj mend, ka qenë në gjimnaz, se ku ndodhet tani nuk e di.

Po të fundit, apo e para është edhe e fundit?

Dashuria e fundit është kjo që kam tani, dhe nuk ka lidhje me të parën

Çfarë kanë biondet që brunet s’e kanë?

Nuk jam ekspert i ngjyrave të flokëve femërore, dhe si kam parë kurrë femrat me atë sy. Një femër po më pëlqeu, nuk e vlerësoj nga të qenit bionde apo brune, por nga një kompleksitet virtytesh.

Kur dëgjoni është ‘një grua e mirë’ çfarë u vjen në mend? Një grua, e kuruar apo e duruar?

Një grua e mirë, është një bashkëshorte e mirë, një nënë e përkushtuar, një femër e edukuar, por edhe e duruar në dinjitetin e saj.

Ç’do të thotë për një burrë “dashuria kalon nga stomaku?

Për mua dashuria nuk kalon nga stomaku, por nga një kompleksitet sentimentesh, që shpesh herë përzihen me njeri tjetrin pa dashje, duke ngatërruar vend.

Tradhtia, pashmangshmëri e natyrshme apo devijim i paparashikueshëm?

Tradhtia ndodh në të dyja rastet, por ka raste edhe që nuk ndodh, por janë të rralla.

Divorci, stacion apo ndërprerje e dhimbshme?

Në shumicën e rasteve ndërprerje e dhimbshme, por në raste të veçanta domosdoshmëri.

Kur dëgjoni fjalën ‘grua’, cili është asosacioni i parë: Ajo apo Nëna?

Sigurisht nëna është e para.

Sikur gruaja të ishte një këngë, cila do të ishte ajo?

Ka aq shumë këngë sa që nuk mund të identifikoj një të vetme

Dhurata e fundit që keni bërë për një grua?

Gruas, dhuratë për ditëlindjen.

Aventura, ka emrin grua apo shkon përtej saj?

Vetëm kur e dua vërtetë, përndryshe nuk ka asnjë shans.

Kur i thoni një gruaje që e doni?

Vetëm kur e dua vërtetë, përndryshe nuk ka asnjë shans.

Lady Macbeth, fatalitet apo shans në jetën e një burri? Ose e thënë ndryshe, Lady Macbeth ose gruaja që të shtyn drejt pushtetit apo suksesit absolut, çfarë i bën një burri?

E urrej Ledin Makbeth dhe në përgjithësi femrat që bëjnë shtrigëri mbi burrat. Tek unë këto lloj femrash nuk gjejnë terren.

Po t’ju ndodhte të binit në dashuri me një prostitutë, do të vepronit si Richard Gere tek “Pretty Woman”? A do të braktisnit një biznes, karrierën, një betejë për një dashuri? Shyqyr Zotit, nuk kam rënë në dashuri me një prostitutë, dhe s’do kisha sakrifikuar asgjë për një femër të një kategorie të tillë.

Më mirë një shef apo një shefe?

Nuk kam preferenca shefash, kam punuar dhe punoj me të dyja palët.

Bota ndryshohet para apo pas martese? Po një burrë?

Bota nuk pyet shumë për martesat, dhe ndryshon kur do ajo vetë, ndërsa burri ndryshon pas martese në varësi të ndikimit të gruas mbi të.

Çfarë konsideroni seksi te një grua?

Një grua seksi, një grua me hire të spikatura femërore, bukuri, forma trupore në harmoni me njëra tjetrën, tipare tërheqëse

Nëse do t’i bënit një gruaje një pyetje të vetme, cila do të ishte?

A e di sa e bukur je?

Mendoni se gratë bëjnë shumë pyetje?

Gratë jo vetëm bëjnë shumë pyetje, por nganjëherë të rokanisin kokën.

 

 

 

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤