Publikohet kënga përfaqësuese e Shqipërisë në ‘Eurosong 2017’

linda-halimi

Këngëtarja Lindita Halimi, është përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Eurovision Song Contest 2017”.

Linda ka publikuar në kanalin Youtube këngën e saj “World” që në shqip do të thotë “Bota”, e cila do të paraqitet në versionin anglisht në Eurosong.

Kënga është lançuar dje dhe po vazhdon të klikohet mjaft mirë, po ashtu deri më tani ka marrë komente pozitive.

Suksesin më të madh në Eurovision, Shqipëria e ka arritur me përfaqësimin nga këngëtarja kosovare Rona Nishliu me këngën “Suus”.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤