Rekordi i Linda Halimit, renditet e katërta në Hollandë sipas “Spotify”

Këngëtarja Lindita Halimi muajin e ardhshëm do të prezantojë Shqipërinë në “Eurovision”, me këngën “Botë”.

 

lindita1

Picture 1 of 2

Ajo ka filluar përgatitjet për performancën e saj në këtë festival, gjersa aktualisht bashkë me ekipin e Radio Televizionit Shqiptar janë duke udhëtuar në disa shtete për të promovuar këngën.

Ditë më parë, Lindita ishte e pranishme në Amsterdam, ku interpretoi para publiku holandez live këngën e saj “World (Botë)”.

Ndërkohë, duket se vizita e saj në këtë shtet dhe promovimi i këngës kanë ndikuar shumë, pasi publiku menjëherë ka filluar t1% marrë interesim për ta dëgjuar atë.

Ka qenë vet Lindita ajo e cila ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në Instagram Story, se kënga e saj “Botë” është renditur e katërta në listën e këngëve më të dëgjuara në Hollandë, sipas aplikacionit të famshëm “Spotify”.

E befasuar nga ky fakt Lindita nuk ka shkruar asgjë sipër fotografisë, duke publikuar vetëm disa ikona emotive të cilat tregojnë se është mahnitur kur ka parë këngën e saj të renditet aq lartë.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤