Rritet popullariteti i Melania Trumpit

melania_1489346391-57007231489346748
View Gallery
2 Photos
melania_1489346391-57007231489346748
Rritet popullariteti i Melania Trumpit
melania_1489346391-57007231489346748

melania1_1489346424-56647561489346750
Rritet popullariteti i Melania Trumpit
melania1_1489346424-56647561489346750

Melania Trump dalëngadalë po arrin që të fitojë popullaritet si Zonja e Parë dhe ajo po merr më shumë role në krah të bashkëshortit të saj.

Në fjalën e saj në nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, gjatë fjalimit Melania Trump dukej shumë e vendosur në fjalët që thoshte.

Ajo kaloi disa javë në Manhattan për shkak se djali i tyre duhej të vazhdonte shkollën, ndërsa Trump duhej të shkonte në Uashington për shkak të detyrës së re si President.

Tani ish-modelja po bën hapat e saj të para si person publik, duke shfaqur edhe një rol të ri.

Amerikanët duken të kënaqur që zonja e parë e tyre është rishfaqur dhe ndodhet në qendër të vëmendjes, pasi popullariteti i zonjës Trump pati një kulm dramatik që nga dita e inaugurimit të burrit të saj si President i SHBA-së.

Një anketë e re e bërë nga CNN/ORC tregoi se 52% e qytetarëve kanë një pikëpamje më të favorshme për zonjën Trump, nga 36% që ishte më parë.

Sondazhi i ri u zhvillua me 1-4 Mars 2017, përpara se ajo të zhvillonte drekën e saj të madhe në Shtëpinë e Bardhë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Pas kësaj dite, Zonja e Parë është kthyer edhe më shumë në vëmendjen e qytetarëve të saj.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤