Sa më shumë që i vizitoni prindërit, aq më gjatë jetojnë ata

prinderit

Sa shpesh i shihni prindërit? Oraret e ngjeshura shpesh ndoshta ju bëjnë të ndjeni se nuk po i shihni aq sa duhet, ose sa do të donit.

Por që të ndani kohë për prindërit do të thotë se ju ua zgjatni jetën atyre, thotë një studim i ri.

Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë kanë gjetur se vetmia mund t’i çoj ata drejt një jofunksionaliteti dhe në disa raste, mund të shkaktojë vdekjen te disa njerëz.

Studimi “Vetmia te të moshuarit” ka marrë për mostër një mijë e 600 veta, me moshë mesatare 71 vjet.

Nga kjo është nxjerr se 23 për qind e atyre që kanë jetuar të vetmuar kanë vdekur brenda gjashtë vjetëve, krahasuar me 14 për qind që kanë kaluar më shumë kohë nën shoqërinë e të tjerëve.

Po këto hulumtues kanë gjetur se 43 për qind e njerëzve mbi moshën 60 vjeç ndjehen të izoluar.

Dhe në fund të studimit si konstatim është nxjerr se sa më shumë tu bëhen vizita të moshuarve – prindërve, atëherë me këtë atyre veç sa u zgjatet jeta.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤