Sekretet e njerëzve të parezistueshëm

real-women

Janë disa njerëz të veçantë, të cilët pavarësisht ndoshta nuk kanë shumë para apo edhe pamje të bukur fizike por gjithmonë rrezatojnë energji pozitive dhe vetëbesim.

Janë gjithmonë qendra e vëmendjes dhe shpirti i festës. Janë zakonisht këta njerëz që ne shpesh herë i kërkojmë ndihmë, këshilla apo mbështetje. Por çfarë i bën ata kaq të parezistueshëm?

Travis Bradberry beson se krejt çështja është tek vetëbesimi i tyre, tek fakti se sa shumë ata i besojnë vetes.

Njerëzit e tillë nuk dëshiron të i bindin të tjerët për atë që ata besojnë. Ata jetojnë në bazë të rregullave të tyre, të cilat i gjeni të listuara më poshtë.

I trajtojnë të gjithë me respekt

Ndjekin rregullin e Platiniumit ( i trajtojnë të tjerët siç duan të trajtohen)

Fokusohen në njerëz më shumë se në çkado tjetër

Nuk përpiqen shumë

Dallojnë ndryshimin mes faktit dhe opinionit

Janë autentik (origjinal)

Kanë integritet

Buzëqeshin

Përpiqen të duken në mënyrën më të mirë të mundshme (por jo përpjekje e tepruar)

Gjithmonë gjejnë arsye për ta dashur jetën.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤