Zbulohet misteri i “Trekëndëshit të Bermundës”, avionët dhe anijet zhduken sepse…

E rrethuar me mister, “Trekëndëshi i Bermundës”, mbetet një nga vendi ku gjithçka humbet dhe vishet me mister. Për këtë vite me rradhë ekipe shkencëtarët, kanë kryer analiza, kanë nxjerrë terori por ende pa asnjë të vërtetë.

 

Bermunda1

Picture 1 of 3

Zona që përfshin Floridën, Bermudën dhe Puerto Rikon, prej dekadash shquhet si një trekëndësh mistik, pasi të gjitha mjetet që lundronin mbi sipërfaqen e saj detare apo avionët që fluturonin mbi këtë hapësirë ajror, papritmas zhdukeshin.

Së fundmi, një grush shkencëtarësh, besojnë se ata kanë zgjidhur misterin e “Trekëndëshit të Bermudës”. 500,000 km katror e oqeanit, prej vitesh është lidhur me zhdukjen e anijeve dhe avionëve. Megjithatë, shkencëtarët mendojnë se ata mund të kenë zgjidhur rastin, duke e vënë atë në një model jashtëzakonisht të rrallë, e të çuditshëm.

Sipas gazetës britanike,”Daily Express”, e cila shkruan thekson se ekspertët gjetën re gjashtëkëndore, një grumbullim shumë i rrallë, në Detin e Veriut në afërsi të Britanisë.

Duke përdorur radarët satelitë, për të matur se çfarë po ndodhte nën retë, gazeta shkruan se ata zbuluan se erërat e nivelit të detit arrinin pothuajse 100 milje në orë, të fuqishme dhe të mjaftueshme për të gjeneruar valë mbi 45 milje rreze të lartë.

Ata gjithashtu vunë në dukje se të njëjtat re janë paraqitur mbi majat perëndimore të trekëndëshit Bermuda, por dhe re duke filluar nga 20 deri në 55 milje në të gjithë zonën.

Meteorologu Randy Cerveny, shpjegon se sa të fuqishme janë retë, ku shprehet se: “Këto lloje të formave gjashtëkëndore mbi oqean janë sa një bombë ajrore. Ata formojnë microbursts dhe shkaktojnë shpërthim të ajrit, që zbret poshtë nga fundi i një re dhe pastaj godet oqeanin dhe krijon valë që nganjëherë mund të jenë masive”.

Shpërthimi mund të përhapet me shpejtësi 170 milje në orë, më shumë se e mjaftueshme për të rrokullisur anijet dhe të shtyjë poshtë avionët.

Megjithatë edhe ky “zbulim” është i debatueshëm. Edhe herë të tjera kanë dalë lajme për zgjidhjen e misterit e Trekëndëshit të Bermudës, por që më pas janë përgënjështruar.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤